ZGJIDHJA QË DUHET TË BËJË EDI RAMA-OPINION NGA ROLAND QAFOKU

ZGJIDHJA QË DUHET TË BËJË EDI RAMA-OPINION NGA ROLAND QAFOKU

Nga ROLAND QAFOKU

Edi Rama nuk iku. Qeveria nuk ra. 16 marsi nuk ishte dita e fundit në detyrë e kryeministrit. E megjithatë nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ka më vend për indiferentimzëm e moskokëçarje. Nuk ka më vend për të bërë paralelizëm se në Francë bëhet edhe më keq dhe se qeverisë atje dhe francezve të tjerë që nuk kanë lidhje me protestat nuk ua ndjen shumë për djegiet dhe shkatërrimet. Duhet ta themi troç dhe me zë të lartë: Kjo po që ndodh në Shqipëri nuk është një situatë normale që mund të thuash se jeta vazhdon. Jemi në krizë politike dhe sociale dhe situata kurrsesi nuk duhet lejuar të degradojë.

Përplasja mes policisë dhe protestuesve po rritet dhe politika është në ekstremin e një konfrontimi deri fizik. Sikur diplomatët e huaj të mos kishin bërë thirrje për qetësi situata do ishte edhe më e rëndë. Dhe sikur akoma, ambasada amerikane të mos kishte lëshuar thirrjen e saj të fortë përpara protestës, situata do ishte shumë herë më inkadenshente. Ndoshta mund të kishte dalë jashtë kontrollit dhe pasojat doemos do ishin shumë shumë të rënda.

Parlamenti vazhdon të funksionojë mbështetur mbi lëvizjet dhe axhendën e opozitës dhe kryetari i saj Gramoz Ruçi vendos ta mbledhë seancë vetëm atëherë kur opozita ka ndërmend një gjë tjetër ose kur është e papërgatitur. Është një parlament që nuk mund ta thuash kurrë që po funksionon normalisht. Parlament me bojkot të opozitës ka parë Shqipëria rregullisht, por parlament që mblidhet papritur për të zënë në kurth axhendën e opozitës, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Komisionet mblidhen formalisht, séance po ashtu dhe më shumë e kanë mendjen se çpo ndodh jashtë se te ligjet që miratohen sikur jashtë të mos të ndoshte asgjë.

Sa për opozitën që ndodhet sot në Kuvend, ajo është më humoristikja që ka patur ndonjëherë ky parlament që kur u mblodh për herë të parë 98 vjet të shkuara.

Edhe pse në pushtet absolut, socialistët duken të çoroditur dhe duken sikur bëjnë pyetjen: Si ka mundësi që ndodh kjo kur ne kemi 750 mijë vota dhe timonin të vetëm si asnjë forcë politike në këto 29 vjet? Për tua dhënë përgjigjen mjafton tu kujtojmë se në fund të vitit 1996 PD kishte po ashtu një pushtet absolut por në janar të 1997 filloi rënia e madhe.

Në këtë mënyrë e gjithë kjo që po ndodh nuk është normale. Dhe jo vetëm kaq. Kjo situatë kërkon doemos një zgjidhje. Një zgjidhje që tashmë është vetëm në dorën e kryeministrit Edi Rama. Pa tamtame. Pa karshillëk. Me maturinë që një politikan që ka pas 21 vite karrierë në politikë. Shqipëria nuk mund të qendrojë alert dhe ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë dhe se jeta vazhdon. Një qeveri taknike disa mujore për të organizuar zgjedhjet parlamentare nuk do ishte jo vetëm fundi i botës por do qetësonte Shqipërinë. Shembuj kemi edhe në kohë të shkuara por edhe moderne dhe rregulli e do që historia përsëritet.

Prandaj dorëheqja e Ramës dhe zgjedhjet e reja parlamentare do të ishin e vetmja alernativë e zgjidhjes së kësaj situate. Ajo mbetet e vetmja valvul shkarkimi e këtij tensioni që vetëm e dëmton dhe e lodh Shqipërinë. Më pas, në këtë garë elektorale do mateshin forcat. Një betejë që kush do fitonte do bëhej fituesi i madh. Dhe nëse do humbiste do bëhesh humbësi i madh. Këto janë rregullat e demokracisë dhe e gjitha kjo duhet bërë për hir të Shqipërisë. Burrat e shtetit vihen në provë në momente të vështira, jo kur ka festë.