Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE’së, lajm i mirë për Kosovën

Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE’së, lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pacolli ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.
Tutje, ministri ka thënë se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane.
Zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të presidencës së Komisionit Evropian e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.
“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”, wshtw shprehur Haradinaj.
Ursula von der Leyen u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenua./Ibna/