
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë disa muaj më vonë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Këto qëndrime janë shprehur edhe nga kandidatja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova. “Me fitoren në zgjedhjet presidenciale do të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria e re do të jetë qeveri për reforma dhe nuk do të kërkoj që të mos përmendet emri Maqedoni.”, theksoi Siljanovska.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nëse kandidati për president i koalicionit qevrisës, Stevo Pendarovski humbet përballë kandidates së mbështetur nga opozita, Gordana Siljanovska-Dankova, atëherë ai do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zaev po i bën këto deklarata në një kohë kur partia e tij është përpara në sondazhe sa i takon zgjedhjeve presidenciale. Analistët i interpretojnë deklaratat e kryeministrit si një mjet për të ushtruar presion mbi elektoratin, i cili e është i ndërgjegjshëm se vendi është përpara dy sfidave të mëdha që lidhen me intergrimin e vendit në BE dhe NATO.
BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) ka nënvizuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion i dobishëm për vendin dhe se ato mund të ngecin procesin e reformave. Analistët politik vlerësojnë se mungesa e shumicës absolute të deputetëve për të votuar ndryshimet ligjore për Prokurorinë Speciale do të bllokoj procesin e reformave në drejtësi dhe kjo shihet si një opsion që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. /IBNA