Zaev uroi Micotakisin, VMRO-DPMNE përcjellë një porosi

Zaev uroi Micotakisin, VMRO-DPMNE përcjellë një porosi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka uruar fitoren kryeministrit të sapozgjedhur grek Kirijakos Micotakis.

“Zhvilluam bisedë telefonike me zotëri Micotakisin, kryetar i Demokracisë së Re dhe kryeministër i ri i fqinjit tonë, Greqisë. E urova për fitoren e zgjedhjeve i dëshirova prosperitet Greqisë dhe populllit të tij. Shprehëm shpresë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social facebook.

Nga VMRO-DPMNE fitorja e Micotakisit ishte e pritur dhe se partia e tyre pas ardhjes në pushtet është e gatshme që të ulet në tryezë dhe të bisedojë për Marrëveshjen e Prespës, pasi që është një marrëveshje e dëmshme për vendin.

“Jemi  të gatshëm për të ulur në një tryezë për të shqyrtuar Marrëveshjen e Prespës, por në asnjë rast me një pozitë monopoliste siç kanë bërë Zaevi dhe Dimitrovi”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. /IBNA