Zaev thotë se Ivanov po shkelë Kushtetutën pasi që nuk po e njeh emrin e ri Maqedonia e Veriut

Zaev thotë se Ivanov po shkelë Kushtetutën pasi që nuk po e njeh emrin e ri Maqedonia e Veriut

“Mosrespektim i Kushtetutës është edhe nëse nuk përdoret emri i ri kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për procedurat e mëtejme me ligjet të cilat nuk po firmosen nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili nuk njeh emrin e ri kushtetues.

Zaev ka shprehur besimin se shërbimet do të gjejnë zgjidhje të përbashkët me qëllim të mundësohet përdorimi i ligjeve të miratuara, të cilët nuk morën nënshkrimin nga shefi i shtetit.

Kuvendi të hënën ka bërë të ditur se Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e 11 ligjeve. Ligjet të cilët presidenti ka refuzuar të nënshkruajë do të duhet përsëri të gjenden në procedurë parlamentare dhe do të duhet të miratohen me 61 deputetë me çka ai do të ketë për detyrë të nënshkruajë dekretin për hyrjen në fuqi të tyre. Nga 1 prilli Kuvendi nuk do të mblidhet për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, por për procedurat e mëtejme lidhur me këtë do të pritet mendimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili është jashtë shtetit për shkak të nënshkrimit të Protokollit për anëtarësim në NATO. Nuk përjashtohet mundësia Kuvendi të punojë edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale që të miratohen ligjet reformuese, që nga vendi i kërkon BE-ja./IBNA