Zaev pritet të fillojë me ‘fshesën’ në Qeveri

Zaev pritet të fillojë me ‘fshesën’ në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev brenda ditëve të ardhshme pritet të zbatojë planin e paralajmëruar sic theksoi të spastrimit të Qeverisë dhe radhëve të partisë së tij.

Nga partia e tij socialdemokrate SDSM kanë thënë se plani i ashtuquajtur fshesa do të përfshijë nënkryetarë partie, ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë, megjithatë nuk bën të ditur emra.

“Unë jam përgjegjës për pushtetin ekzekutiv dhe këtu do të ketë ndryshime, pra duke filluar nga Qeveria, ministra, zëvendësministra, sekretar shtetëror dhe funksione në bazë të vertikales”.- theksoi Zaev.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si partner i koalicionit  thonë se çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik, merret vetëm pas arritjes së pajtueshmërisë mes partnerëve të koalicionit.

“Çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik, merret vetëm pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë paraprake midis partnerëve të koalicionit”, theksoi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se do të zbatohet ky plan për shkak se qytetarët në këto zgjedhje treguan se nuk janë të kënaqur me një pjesë të politikës së qeverisjes aktuale. /IBNA