Zaev – Pendarovski a po zotohen për agjendë të përbashkët për politikën e jashtme ?

Zaev – Pendarovski a po zotohen për agjendë të përbashkët për politikën e jashtme ?

Kryeministri Zoran Zaev mungoi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Stevo Pendarovski, mirëpo ai dje pasdite zhvilloi një takim në presidencë.

“Bashkëpunimi konkret dhe thelbësor për progres të përgjithshëm të shtetit dhe realizmit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ishte nënvizuar në njoftimin e përbashkët pas takimit.

Siç informoi Kabineti i presidentit, Zaevi dhe Pendarovski kanë theksuar nevojën qasje të harmonizuar  dhe të përbashkët në planin ndërkombëtar dhe intensifikimin e proceseve reformuese në vend me qëllim të realizimit   perspektivave evropiane dhe euroatlantike dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Presidenti Pendarovski theksoi se ndër prioritetet e tij do të jetë anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE, por edhe kontributi për dialogun dhe pajtimin e brendshëm politik.

Pendarovski në një intervistë të këtyre ditëve për Wall Street Journal foli për mundësinë që nëse vendi nuk merrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Nuk dua të tingëlloj sikur kërcënim, por nëse liderët e BE-së në qershor bllokojnë hapjen e negociatave me vendet asiprante si Maqedonia e Veriut, do të fillojë një krizë e re e migrantëve”, ka nënvizuar Pendarovski, përcjellin mediat vendore.  Kryeministri Zoran Zaev pas kthimit nga një pushim i shkurtër tha se dy javët e ardhshme janë vendimtare për vendin, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e integrimit evropian./IBNA