Zaev paralajmëron “spastrime” në Qeveri

Zaev paralajmëron “spastrime” në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë paralajmëroi se pas balotazhit të zgjedhjeve presidenciale do të ketë “spastrim” në radhët e qeverisë për shkak të pakënaqësisë së disa prej qytetarëve. Paralajmërimi I tij vjen pas rezultatit të dobët të shënuar në zgjedhjet e së dielës.

“Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin në raundin e parë. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, do të ketë spastrim në nivel lokal dhe qëndror”, theksoi Zaev, duke pranuar se qytetarët kanë dërguar mesazh të qartë se janë të pakënaqur me qeverisjen e tij.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski përmes një postimi në facebook ka shkruar se ai që duhet të largohet është Zoran Zaev.

Sipas Mickoskit, Zaev është një kryeministër i dështuar i cili ka gënjyer qytetarët me premtime, që kurrë nuk janë realizuar. /IBNA