Zaev: Nëse humbim zgjedhjet presidenciale, shkojmë në zgjedhje parlamentare

Zaev: Nëse humbim zgjedhjet presidenciale, shkojmë në zgjedhje parlamentare
 Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, nuk i ka mohuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo vetëm nëse kandidati i tyre për president, Stevo Pendarovski humb zgjedhjet nga kandidatja opozitare, Gordana Siljanovksa- Davkova.
“Nëse kandidati i Lidhjes Socialdemokrate, Stevo Pendarovski humb në zgjedhje për president nga kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare”, tha Zaev. Sipas tij, kandidati i tyre po prinë para kandidates së VMRO-DPMNE-së, mirëpo me një diferencë të vogël. Opozita maqedonase tha se po prinë në sondazhe dhe se do të dal fituese.
Më 1 prill fillon fushata për zgjedhjet presidenciale të cilat zhvillohen më 21 prill. /IBNA