Zaev: Ne përmbushën obligimin tonë, tani radhën e ka BE-ja

Zaev: Ne përmbushën obligimin tonë, tani radhën e ka BE-ja
Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi 100 për qind i ka plotësuar kriteret dhe pret datën për negociata.
” Bashkë me fqinjët tone Republikën e Greqisë dhe atë të bullgarisë e realizuam të pamundurën. Nuk kemi dilema se do të fitojmë datë për negociata, e rëndësishme është që atë ta fitojmë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Zaev duke theksuar se përcaktimi i datës nuk do të thotë vetëm shpërblim për vendin tonë por edhe parim për vet Bashkimin Evropian.
Sipas tij, tani në radhë është Bashkimi Evropian. Ai këto komente i bëri pas takimit sot në Shkup me kryeministrin çek, Andrej Babis. Kryeministri çek tha se do të bëjnë  çmos që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të marrë  datën për fillim të negociatave dhe të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. “Kur politikanët diçka premtojnë atë edhe duhet ta realizojnë. Shpresojmë se Këshilli i Evropës do të thotë “PO” që të mund edhe zyrtarisht të filloni negociatat për anëtarësim në BE”, tha Andrej Babish, kryeministër i Çekisë./IBNA