Zaev: Merkel na premtoi miratimin e Gjermanisë për datës e negociatave

Zaev: Merkel na premtoi miratimin e Gjermanisë për datës e negociatave
Kryeministri Zoran Zaev kthehet nga Berlini me një premtim të ri nga kancelarja Angela Merkel. Nuk ka informata nëse kryeministri ka ndërruar qëndrimin se në rast se nuk merret datë për fillimin e negociatave në qershor, ai do ta kthej mandatin për formimin e qeverisë.
“Kancelarja na informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Merkel ka theksuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive”, ka shkruar Zaev, në profilin e tij në Facebook.
Nga qeveria shprehen të kënaqur nga ajo që dëgjuan në takimin me Merkel. Në kumtesën zyrtare nënvizohet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatoj dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian./IBNA