Zaev: Jam viktimë e grupeve anti –NATO, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen

Zaev: Jam viktimë e grupeve anti –NATO, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen

“Jam i mashtruar nga grup i mirëorganizuar që sulmon vendet me aspirata euroatlantike, por ata kanë mashtruar edhe liderë të tjerë botëror, ashtu që jam në shoqërinë e mirë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev pas publikimit të bisedave telefonike mashtruese me dy komikë rus që ishin prezantuar se janë presidenti ukrainas Petro Porosenko dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Komikët e njohur rus Vovan dhe Leksus bisedat i kishin zhvilluar në gusht të 2018, por kryeministri tha se disa pjesë janë të montuara. Biseda e parë është zhvilluar përmes telefonit fiks të Qeverisë, ndërsa tjetra përmes Whats up.  Zaev tha se ndjen keqardhje që është mashtruar, por nënvizoi se nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ka hapësirë për përgjegjësi.

VMRO-DPMNE-ja, pas audio materialeve nga komikët rus të cilat i konsideron si katastrofale, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i saj Hristijan Mickoski vlerëson se situata bëhet e padurueshme.

“Të caktojmë 100 ditë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo më është e padurueshme edhe për qytetarët”, nënvizoi Mickoski.

Një pjesë e analistëve politik për këtë skandal kanë fajësuar protokollin e kryeministrit Zaev, por është kërkuar përgjegjësi edhe nga vetë Zaev. Komikët rus biseda të tilla mashtrimi kanë pasur edhe me liderë të tjerë botërorë. /IBNA