Zaev gati për të bërë ndryshimet në Qeveri

Zaev gati për të bërë ndryshimet në Qeveri

 Bisedimet e partnerëve të koalicionit SDSM dhe BDI rreth rikonstruimit të Qeverisë janë në rrjedhë dhe sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev ndryshimet e para priten të ndodhin më së voni deri në mesin e muajit qershor.

“Tashmë po bisedoj me njerëz veçanërisht njerëz të rinj të cilët duhet të vijnë në pozicione të cilat do të ndryshohen dhe zbrazen”, theksoi Zaev.

Sipas tij, raportet e partneritetit me partinë e koalicionit BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) janë stabile dhe besimi mes tij dhe liderit të partisë Ali Ahmeti është i madh.

Edhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka konfirmuar se partnerët e koalicionit tanimë 90 për qind kanë arritur marrëveshjen për formatin e ri qeveritar që sipas tij do të njihet si Qeveria Zaev 2.

Sipas paralajmërimeve, në qershor pritet të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit ku do të votohej për ministrat e rinj të Qeverisë. /IBNA