Zaev bashkë me shqiptarët në kërkim të një kandidati për president

Zaev bashkë me shqiptarët në kërkim të një kandidati për president

Kryeministri dhe lideri socialdemokrat Zoran Zaev është në kërkim të një kandidati të preferuar për president. Konkursi i shpallur nga partia e tij do të mbyllet sot, ndërsa në media po qarkullojnë emra të kandidatëve.

Lidhja Social Demokrate (SDSM) më 3 mars do të zgjedh kandidatin për president. Mirëpo para kësaj po zhvillohen bisedime me partitë shqiptare për të siguruar përkrahjen e tyre.

“Bëhet fjalë për një shans të vlefshëm, që ndoshta do të ketë sukses, ndoshta edhe jo”, ka thënë Zaev, pas një takimi që ka pasur me kreun e BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim), Ali Ahmeti.

“Do të diskutojmë në organet partiake dhe do të sjellim vendimin final. Ka mundësi për të gjetur një kandidat të përbashkët”, theksoi Ahmeti.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se fushata e zgjedhjeve pritet të jetë në dy fronte, pozita me opozitën, por ende nuk është e qartë se opozita shqiptare a do të dal me kandidat të saj apo do të mbështesë kandidatin koncensual që do të mbështetet nga të gjitha partitë e maxhorancës. Analistët thonë se më mirë do të ishte që në Kuvend të zgjidhet një president koncensual.  Analisti Zoran Ivanov thotë se pa mitingje, pa duele gladiatorësh, falsikime, Kuvendi është ai që duhet të zgjedh presidentin me dy të tretat e votave. Sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e mirë, që do të jetë racionale dhe efektive.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka zgjedhur profesoreshën universitare Gordana Siljanovska për të garuar një zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. /IBNA