Zaev – Ahmeti sinjale për kandidat koncensual për president

Zaev – Ahmeti sinjale për kandidat koncensual për president
Liderët e dy partive kryesore të koalicionit qeveritar sot parimisht janë dakorduar për një kandidat të përbashkët koncensual për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.
“Unë theksoj se mundësia për kandidat konsensual ekziston dhe unë jam i bindur se procesi do të kryhet me sukses dhe do të gjejmë një kandidat të përbashkët.”, theksoi lideri socialdemokrat dhe kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ai tha se janë disa kandidatë për president nga SDSM  dhe kandidatë nga jashtë, të cilat do të shqyrtohen në forumet partiake, por do merren parasysh mendimet e qytetarëve.
Ai tha se janë në garë  pesë kandidatë nga dhjetë kandidat të paraqitur në konkursin partiak. SDSM më 5 mars do të bëj publik emrin e kandidatit për president. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE zgjodhi profesoreshën Gordana Siljanovska./IBNA