Wolters: Trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë

Wolters: Trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë
 Trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë për t’i bërë ballë kërcënimeve malinje nga jashtë.
Kështu është shprehur i nominuari për Komandant të Komandës Amerikane për Evropë që është edhe Komandatit Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Tod D. Wolters.
Ai ka thënë se Komanda Amerikane do ta mbështes zhvillimin e Forcës së Sigurisë në Kosovë (FSK).
Gjenerali Tod D. Wolters i cili pritet ta zëvendësojë  gjatë një seance intervstimi në Senat ka thënë se ushtarët amerikanë janë edhe më tutje të nevojshëm në Kosovë.
“Prezenca amerikane është e nevojshme për forcimin e rezistencës së së partnerëve ndaj kërcënimeve të jashtme malinje “  ka thënë ai kur është rreth misionit të KFOR’it në Kosovë.
Wolters ka dhënë edhe një vlerësim më të gjerë duke thënë se Departamentin Amerikan i Mbrojtjes po përpiqet t’i modernizojë ushtritë e rajonit duke iu dhënë armatim amerikan.
“Departamenti i Mbrojtjes përkrahë partnerët rajonalë nëpërmjet bashkëpunimit të sigurisë dhe iniciativave të ndërtimit të kapaciteteve. Çelësi i këtyre iniciativave është eliminimi i varshmërisë së ushtrive rajonale në sistemet e trashëgimisë sovjetike. Jemi duke përdorur instrumentet e bashkëpunimit në fushën e sigurisë për të modernizuar ushtritë rajonale me armatim me origjinë amerikane dhe që është i ndërveprueshëm me standardet e NATOs” ka theksuar ai.
Wolters është pyetur specifikisht edhe rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës duke thënë se Komanda Amerikanë për Evropë do ta mbështet zhvillimin e FSK’së./Ibna/