Vuçiq u kërkon serbëve të Kosovës që të qëndrojnë në institucione

Vuçiq u kërkon serbëve të Kosovës që të qëndrojnë në institucione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit e Listes Serbe në Kosovë.

Pas këtij takimi Vuçiq ka mbajtur një konferencë për medie ku edhe ka treguar se çfarë diskutuan në këtë takim.

Vuçiq ka thënë se serbët e kanë njoftuar atë për tërheqjen e tyre nga institucionet, por që vet Vuçiq iu ka kërkuar serbëve që të qëndrojnë në institucione dhe të mos i braktisin ato, të paktën edhe për një kohë.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të qëndrojnë në institucione të paktën edhe për 45 ditë, deri në kohën kur Vuçiq do t’iu japë atyre një përgjigje pas konsultimeve siç ka thënë ai, që do t’i bëjë me liderë të rëndësishëm, duke përfshirë Kinën.

Presidenti serb paralajmëroi se Kosova vazhdon me provokime serioze dhe të rrezikshme, të cilat në mënyrë dramatike rrezikojnë mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Po ashtu, Vuçiq iu bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos iu bashkohen Ushtrisë së Kosovës.

Në takim morën pjesë më shumë se 130 përfaqësues të serbëve nga Kosova të udhëhequr nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe drejtori i të ashtuquajturës  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq./Ibna/