Vucic: Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën

Vucic: Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është deklaruar për herë të parë në lidhje me takimin me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Vucic mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg të cilët udhëtuan për në Beograd pas vizitës në Prishtinë.

Fillimisht nuk pati asnjë njoftim zyrtar e as deklaratë për media, por Vuçiq më në fund është deklaruar në lidhje me takimin e zhvilluar.

“Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën sepse me të nuk bisedojmë”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe.  Ai po ashtu ka bërë të ditur se zyrtarët gjermanë kërkuan nga Kosova heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, por ai nuk pret që të merret një vendim i tillë./Ibna/