Vazhdojnë debatet mes Shkupit dhe Sofjes për një figurë historike se kujt i takon?!

Vazhdojnë debatet mes Shkupit dhe Sofjes për një figurë historike se kujt i takon?!

Goce Delçev që konsiderohet si një hero kombëtar në Bullgari,si dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se ai ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare maqedonase ka vënë në pikëpyetje Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë midis Sofjes dhe Shkupit, e cila ishte nënshkruar një vit më parë. Se kujt i takon ky hero dhe kush duhet ta festojë, kjo ka shkaktuar përplasje brenda komisionit të ekspertëve të të dyja vendeve, të cilët po harmonizojmë qëndrimet për përpilimin e një historie unike pa konteste historike. Por debatet kanë kaluar edhe në rrafshin politik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov është i bindur që fal miqësisë së mirë do të gjendet zgjidhje.

Ne si fqinjë  nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë,  preku çështje shumë delikate dhe emotive për të dyja palët në mendimin historik. Unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore”, theksoi Dimitrov,  i cili bëri të ditur se për këtë çështje do të udhëtojë drejt Sofjes.

Sipas kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, Goce Delçev është hero bullgar i cili është sakrifikuar për Maqedonisë e lirë. Sipas Borisovit, debatet mbi temën se kush ka qenë Goce Dellçev janë tragjike, sepse ai duhet t’i lidhë të dy vendet e jo të jetë mollë sherri.

Ditëve të fundit në Shkup mediat janë fokusuar në këtë temë, ku historianë dhe publicistë kanë mbrojtur tezat se Delçev është edhe hero maqedonas.

Bullgaria propozon që përkujtimi i Goce Delçev të bëhet më 4 shkurt, në ditën e lindjes, ndërsa pala maqedonase më 7 tetor.  Goce Delçev konsiderohet si një hero kombëtar në Bullgari, por edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai konsiderohet si ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare maqedonase. Historia midis dy vendeve dhe gjuha kanë qenë probleme dekadash midis dy vendeve, por më 1 gusht 2017 kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov firmosën Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi, për të hapur rrugën e bashkëpunimit. /IBNA