
Në Maqedoninë e Veriut rreth 41 000 fëmijë nuk e ndjekin arsimin parashkollorë, thonë të dhënat e raportit të ri global të UNICEF-it. Kjo shifër është 61 përqindëshi i parashkollorëve prej moshës 3 deri në 6 vjeç, që nuk e ndjekin arsimin parashkollor. Në raport theksohet se 176 milion fëmijëtë po të njejtës moshë nëpër gjithë botën , nuk e ndjekin arsimin parashkollor.
UNICEF u bën thirrje Qeverive nga e gjithë bota t’i rrisin investimet që të sigurojnë fillim më të mirë në jetë për çdo fëmijë. Në raport citohet se është e domosdoshme t’i jepet prioritet arsimit cilësor në fëmijërinë e hershme./IBNA