Juncker: Pa marrëveshje dypalëshe nuk ka anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë

Juncker: Pa marrëveshje dypalëshe nuk ka anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, porositi Kosovën dhe Serbinë, se nuk mund të llogarisin në anëtarësim në BE, pa një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet tyre.
“Nuk dëshirojmë të importojmë paqëndrueshmëri në BE, por duam që të eksportojmë stabilitet në këto vende”, tha Juncker.
Ai tha se nuk është i kënaqur që procesi i dialogut nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke u bërë thirrje palëve të kenë më shumë mirëkuptim për pozicionin e njëra tjetrës.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe që e vendosën autoritetet në Prishtinë.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po bëjnë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve në një periudhë sa më të afërt./Ibna/