Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, më 29 prill në Berlin

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, më 29 prill në Berlin

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës.

Njoftimi u konfirmua të mërkurën nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se është ftuar në Berlin bashkë me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç dhe aty janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë që pas pezullimit tyë bisedimeve në vjeshtën e vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, por qeveria e Kosovës refuzoi edhe trysninë e Bashkimit Evropian për heqjen e tyre dhe atë amerikane për pezullimin e tyre./ Ibna/