Turqia në kërkim të strukturave të dyshuara si “FETO” edhe në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e kujdesshme

Turqia në kërkim të strukturave të dyshuara si “FETO” edhe në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e kujdesshme

Autoritetet turke po kërkojnë nga Shkupi zyrtar që të dorëzimin e e të dyshuarve si anëtarë të organizatës “FETO”.

Kryeministri Zoran Zaev tha se ndaj kësaj kërkese do të veprohet në përputhje me Konventën ndërkombëtare për ekstradim dhe rregullativat e brendshme. Ai nënvizoi se janë duke shqyrtuar kërkesat e shtetit turk, por pa precizuar nëse do të ketë veprime konkrete ose jo.

“Për këtë çështje kompetente është Prokuroria Publike dhe pritet konfirmimi dhe procedimi nga ana tyre, madje jo vetëm kur kërkon Turqia, por edhe kur vërtetohet vepër penale e një personi më pas i njëjti duhet ekstraduar. Në këtë drejtim shumë rëndësi ka legjislatura vendore, ajo ndërkombëtare por edhe miqësia me Turqinë”, tha Zaev.

I pyetur nëse pret reagimin e parlamentit të Turqisë me mos ratifikimin e protokollit për në NATO, në rast se nuk ekstradohen të dyshuarit për terrorizëm, Zaev potencoi se nuk pret një situatë të tillë. Kohë më parë, Agjencia shtetërore informative e Turqisë “Anadolu”, menjëherë pas hapjes së kësaj çështjeje kishte publikuar listën e strukturës së udhëheqësve të bizneseve në Maqedoninë e Veriut të cilët dyshohen se janë pjesëtar të FETO-s. Në listë figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe firma për transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm. Ekstradimin e kërkoi edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Shkup javën e kaluar./IBNA