Tsipras – Zaev: Të shpejtojmë për të tejkaluar boshllëqet, po ndërtojmë një histori ndryshe për Ballkanin

Tsipras – Zaev: Të shpejtojmë për të tejkaluar boshllëqet, po ndërtojmë një histori ndryshe për Ballkanin

Vizitë historike për të ndryshuar narrativin e urrejtjes nacionale dhe ndarjeve dhe ndërtimin e një narrative të ri për bashkëpunim, mirëkuptim dhe rritje të përbashkët. Kjo ka qenë porosia e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup pas takimit që pati me homologun nikoqir Zoran Zaev. Ai tha se bashkë me kryeministrin Zaev po ndërtojnë një histori ndryshe për Ballkanin, përmes zbatimit të marrëveshjes së Prespës dhe klimës së mirëbesimit.

“Suksesi i këtyre përpjekjeve nuk është sukses vetëm për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për gjithë Ballkanin dhe Evropën”, theksoi Tsipras.

Ai nënvizoi se kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në vend dhe se sipas tij, kanë kaluar 30 vite për të vendosur marrëdhënie të normalizuara.

“Andaj tani duhet të vrapojmë, të shpejtojmë për të tejkaluar boshllëqet”, nënvizoi kryeministri grek, duke shtuar se me Zaevin ka biseduar për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, por edhe në nivel të rajonit. Sipas tij, Greqia do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për reformat dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

“Në rajon ky vend mund të luaj rol të rëndësishëm, sepse lidh Greqinë dhe Serbinë. Cështja e rëndësishme në takim ishte ekonomia dhe andaj në këtë drejtim duhet përshpejtuar”, nënvizoi Tsipras.

Dy kryeministrat njoftuan se kanë formuar komitetin koordinues që do të mbështesë procesin e bashkëpiunimit, sidomos në sferën e ekonomisë. Tsipras foli edhe për përmendoret antike që ishin pjesë e “Shkupi 2014”, duke nënvizuar se së shpejti do të mbyllen dilemat rreth kësaj [ështje dhe se vendi I tyre do të jetë në të kaluarën antike greke.

Ata nënvizuan angazhimin për tejkalimin e barrierave dhe ballafaqimin me lajmet e rrejshme, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, turizëm dhe zgjidhjen e cështjeve tjera në sferën e shkëmbimit tregtar, kulturës, etj. Sipas tyre, për këtë deri nga mesi i majit të këtij viti do të formohet komiteti i përbashkët i ekspertëve që do të zgjidh cështjet e hapura.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se sot për herë të parë në histori, Republika e Maqedonisë së Veriut është nikoqire e kryeministrit grek. “Deri tani kemi ndjekur raste të lëshuara dhe kohë të humbur. Para nesh kemi mundësi dhe interesa të përbashkëta. Dy popujt treguan se me vendime të guximshme bënë realitet atë që deri dje ishte e pamundur. Marrëveshja e Prespës që po implementohet d otë jetë në dobi të të dyja vendeve. Gjatë tre viteve të ardhshme shpresojmë të mbyllim të gjitha [cështjet.”, theksoi Zaev, duke shtuar se janë nënshkruar marrëveshje të dobishme në sferën e mbrojtjes, hapjen e pikave kufitare, transport, projektet në energjetikë, digjitalizim, ndërkufitar, shëndetësi dhe bujqësi, etj. Zaev paralajmëroi se do të hap edhe një pikë e re kufitare me Greqinë në rajonin e komunës Kavadarci.

Dy kryeministrat iu përgjigjen edhe pyetjeve rreth kundërshtimeve të marrëveshjes së Prespës nga ana e opozitës në të dyja vendet. Sipas tyre, ky proces është i pakthyeshëm dhe do të gjejë përkrahje edhe më të madhe gjatë procesit të mëtutjeshëm.

Pas takimit me kryeministrin Zaev, Tsipras u takua edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa më pas ishte pjesë e forumit të biznesit ku po marrin pjesë mbi 400 përfaqësues të bizneseve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. /IBNA