Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen reciproke

Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen reciproke

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dërguar një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në letër theksohet se: “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike “, thuhet në letrën e presidentit Trump./Ibna/