Tre skenarët për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Tre skenarët për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot në Prishtinë ka prezantuar sondazhin që i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore  që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjetjet i ka prezantuar Labinot Greiçevci nga RIDEA duke thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, tha Greiçevci.

Në sondazhin e prezantuar pjesë e të cilit ishin rreth 1100 anketues, u theksua se 69% e kosovarëve thonë që Lugina e Preshevës derisa 91 % e shqiptarë e vlerësojnë se Veriu i Kosovës nuk duhet të i bashkohet Serbisë.

Ndërkohë një gjetje tjetër e këtij sondazhi është nëse Kosova duhet të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë (në rast të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë) me ç’rast 43% e qytetarëve e përkrahin këtë ide, kurse 50% e refuzojnë atë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet tha se, ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“U bënë 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje e cila përbën fqinjësi të mirë. Tani unë besoj fuqishëm se ka ardhur kohën që të lëmë prapa tragjedinë dhe të arrijmë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Sipas Presidentit të vendit, tani Kosova ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në dialogun me Serbinë të kenë njohje nga shteti serb.

“Kemi kërkuar që ShBA të ketë një rol vendimtar në raport me dialogun me Serbinë. Tani e kemi e kemi një përkrahje nga ShBA, e konfirmoi edhe letra nga presidenti Trump. Të gjithë e kemi një mendim të përbashkët, njohja reciproke është çelësi që të kalojmë armiqësitë e përhershme. ShBA ka dhënë garanci se kjo marrëveshje historike nënkupton edhe njohjen reciproke në mes dy vendeve. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se kjo që kemi tani nga ShBA”, ka thënë tutje Thaci.

Ai ka paralajmëruar edhe një herë se bisedimet me Serinë në Bruksel nuk do të jenë të lehta, ndërsa ka thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Serbinë, mund të përbëj rrezik edhe për rajonin.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër ideve për ndarje apo korrigjim të kufirit me Serbinë.

Ai ka propozuar hartimin e një dokumenti zyrtar të Republikës së Kosovës ku i gjithë faktori politik në vend i unifikuar do të parashtronte kërkesat e shteti kundrejt Serbisë.

Sipas kreut të VV’së, Kosova duhet të jetë më e përkushtuar ndaj serbëve të Kosovës, pasi sipas tij ata janë në hall nga Beogradi. /Ibna/