Tirana e Prishtina po punojnë për krijimin e Shqipërisë së madhe

Tirana e Prishtina po punojnë për krijimin e Shqipërisë së madhe

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka akuzuar të hënën qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë se po punojnë në krijimin e “Shqipërisë së madhe”, dhe në të njëjtën kohë ka kërcënuar se asnjë zgjidhje për statusin e Kosovës nuk do të jetë e mundshme përderisa ajo nuk arrihet drejtpërdrejt me Beogradin.

Daçiqi, derisa po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina, ka thënë se është e dukshme që Kosova dhe Shqipëria kanë nisur të zbatojnë politikën e përbashkët të jashtme, dhe tërë këtë e ka ndërlidhur me atë që ai e quan plan më të gjerë politik.

“(Behgjet) Pacolli thotë se marrëveshja për politikë të përbashkët të jashtme i paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një komb të vetëm. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vërtetohet se në prag e kemi krijimin e Shqipërisë së madhe”, tha Daçiqi para gazetarëve.Ibna/