Thaçi: Proces i vështirë por mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë

Thaçi: Proces i vështirë por mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë
 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi dhe diplomati Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.
“Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë presidenti Thaçi. /Ibna/