Thaçi: Kosova po diskriminohet nga BE-ja për vizat

Thaçi: Kosova po diskriminohet nga BE-ja për vizat
Qytetarët e Kosovës aktualisht janë të vetmit në rajonin e Ballkanit perëndimor që duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët e vendeve fqinje kanë mbushur dhjetë vjet që kur janë përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza.
Autoritetet kosovare thonë se Bashkimi Evropian po i diskriminon të rinjtë kosovarë. Ata theksojnë institucionet shtetërore ka kohë që i kanë përmbushur të gjitha kriteret për liberaliziminb e vizave.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci sot sërish kërkoi nga Brukseli zyrtarë që të ç’bllokohet ky proces.
“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”, theksoi presidenti Thaçi.
Kujtojmë se presidenti Thaçi ka rikujtuar edhe njëherë ditëve të fundit se Kosova nuk do të pranojë kushte të reja për liberalizimin e vizave.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se të enjten të takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel do të kërkohen mbështetje për liberalizimin e vizave dhe në përgjithësi për proceset euro-integruese. /Ibna/