Thaçi – emisarëve nga Parisi e Berlini: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj pa kushte

Thaçi – emisarëve nga Parisi e Berlini: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj pa kushte
Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe tarifat ndaj mallrave serbe do të mbeten në fuqi.
Kështu u shpreh sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi me delegacionin gjermano-francez.
Në këtë takim presidenti tha se ka edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar.
 “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.
Presidenti ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara
Pas takimit me Thaçin, delegacioni ka vazhduar në Qeveri aty ku po takohen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Delegacioni frances  përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.
Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt. (Ibna)