Tetori një shans i ri për Maqedoninë e Veriut, politika e ndarë

Tetori një shans i ri për Maqedoninë e Veriut, politika e ndarë

Vendimi për datën eventuale për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në do të merret në tetor. Ky ishte konkluzioni i arritur në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në Luksemburg. Por palët politike në vend kanë nënvizuar qëndrime të ndara.

Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në facebook ka shkruar se me Këshilli i ministrave të BE-së me konkluzat e miratuara ka dhënë mirënjohje të fuqishme për të arriturat, reformat dhe mirënjohje për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.  “Jemi të kënaqur nga konkluzat që në tetor të kurorëzohemi me vendimin për datën për fillimin e negociatave, ndërsa në fund të vitit praktikisht të fillojnë këto negociata”, theksoi Zaev.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev është pesimist se nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave. “VMRO-DPMNE ka theksuar se nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave, sepse për këtë duhen reforma dhe punë. Kjo nuk ndodhi sepse kemi qev erinë më të paaftë”,  theksoi Janushev.  Ai shtoi se janë të gatshëm që gjatë kësaj periudhe të mbështesin reformat që vendi të fillojë negociatat.

Profesoresha universitare dhe ish-kandidatja për presidente e opozitës, Gordana Siljanovska ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë për mospërmbushjen e detyrimeve.

“Kam deklaruar qartë se as në qershor nuk do të marrim datën. Në BE hyhet me plotësimin e kritereve të Kopenhagës, e kjo nënkupton sundimin e së drejtës, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, depolitizim, ekonomik liberale kompetitive, etj”, theksoi Siljanovska.  Edhe njohësit e zhvillimeve politike theksuan se vendi duhej të meritonte marrjen e datës për fillimin e negociatave, pasi që janë plotësuar detyrimet që i kërkoi BE-ja. /IBNA