Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi

Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi
 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth bisedës telefonike të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me humoristët rusë, ku përmermendet emri i tij dhe planet për ndarjen e Kosovës.
Presidenti kosovar ka thënë se, kryeministri Zaev e ka thirrur në telefon dhe i ka sqaruar se deklarimet e tij për shkëmbin territoresh janë bazuar në në thashetheme dhe jo në informata zyrtare.
“Unë mbrëmë kamë biseduar me Zaev, kryeministri Zaev ka kërkuar që të bisedoj për t’u sqaruar dhe ka thënë shumë qartë që ka qenë një rrethanë në të cilën ka ra pre e një mashtrimi dhe gjithë ajo çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës do t’i japën Serbisë, i ka folur duke u bazuar në thashetheme.
Ato janë gjera të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovës dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk ka asnjë informacion zyrtarë për atë që ka deklaruar por të gjitha i ka të bazuar nga thashethemet dhe nga lajmet e rrejshëm nga gazeta serbe “Blic”.
Raportet me Maqedoninë e veriut kanë qenë dhe do të mbesin të mira. Personalisht kamë zhvilluar fushatën mbështetëse për të hapur rrugë e Maqedonisë drejt NATO-s, ndryshimin e emrit e etj”, ka theksuar Thaçi.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Një gjë e tillë, bëri bujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shkëmbim territoresh. (Ibna)