
Të dielën pritet inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi për “Gazetën e Pavarur” se sipas protokollit, inaugurimi do të bëhet në mesditë, ku pas Pendarovski zyrtarisht do të marrë detyrën nga presidenti i deritanishëm, Gjorgje Ivanov. “Presim që të kalojnë të gjitha afatet e ankesave që janë dorëzuar për parregullësi zgjedhore. Shpresoj se do të mbyllen deri të dielën në mëngjes dhe Pendarovski të marrë vendimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendimin e zgjedhjes së tij president.
Në ceremoninë e inaugurimit në Kuvend janë ftuar president të vendeve të tjera por edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë si sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, kryetari i Komisionit Evropian, Jan Claude Juncker, përfaqësuesja e lartë e KE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn. Pendarovski të dielën u shpallë fitues i zgjedhjeve presidenciale në balotazhin përballë candidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska – Davkova./IBNA