Takimi Dimitrov – Cakaj në Shkup: Në fokus zgjerimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes

Takimi Dimitrov – Cakaj në Shkup: Në fokus zgjerimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes
Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë Gent Cakaj sot në Shkup ka shprehur mirënjohje për vendin fqinj Maqedoninë e Veriutcili sidomos për suksesin e zgjidhjes së kontestit të emrit. Ai këtë e theksoi pas takimit  me homologun e tij Nikolla Dimitrov.
“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik, por edhe partner strategjik për Shqipërinë. Pjesë e suksesit të Maqedonisë së Veriut, janë edhe shqiptarët që jetojnë këtu, duke u nisur që nga Marrëveshja e Ohrit deri tek Marrëveshja e Prespës. Sot me Dimitrovin diskutuam për një varg çështjesh, për domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe të jemi zë i fuqishëm i njëra-tjetrës në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu kemi konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve”, tha mes tjerash Gent Cakaj.
Ai gjithashtu shtoi se përshëndesin zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe njoftoi se Shqipëria në Manastir do të hap konsullatë nderi.
Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike. I pyetur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Dimitrov tha se do të mbështesin çdo marrëveshje që do të arrijnë Prishtina dhe Beogradi, e cila do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit.
Cakaj tha se Shqipërisë i takon ta mbështesë pozicion e Kosovës në këtë proces. “Konsiderojmë se çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, që siguron perspektivë evropiane dhe ulëse në OKB për Kosovën”, tha Cakaj, i cili prej dje po qëndron në Shkup ku zhvilloi takime me partitë shqiptare dhe krerët e institucioneve. /IBNA