Takim Zaev – Palmer: Me zgjedhjet presidenciale shteti tregoi se është demokraci e pjekur

Takim Zaev – Palmer: Me zgjedhjet presidenciale shteti tregoi se është demokraci e pjekur
Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e çojnë shtetin në drejtim të duhur dhe lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian, ka porositur zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Mathew Palmer në takimin me kryeministrin Zoran Zaev të zhvilluar në punimet e Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë.
Në takim, siç theksoi pres-shërbimi qeveritar, është potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE.
“Zgjedhjet demokratike, korrekte dhe të kristal të pastra konfirmuan se vendi ynë bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështete masive të konceptit një shoqëri për të gjithë. Treguam se si vend kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, ndërsa tani jemi të fokusuar në të ardhmen dhe rritjen ekonomike të vendit. Me 12 ratifikime të protokollit për anëtarësimin tonë në NATO tashmë ndjehen efektet pozitive dhe inkurajimi për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na japë datë për negociata në qershor që ta realizojmë ëndrrën evropiane të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë”, theksoi kryeministri Zaev.
Palmer e ka potencuar rëndësinë e vendit tonë që të marrë datë për bisedime me BE-në dhe në këtë drejtim ka theksuar se është optimist sidomos për shkak të faktit që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull në rajon me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe me proceset