Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Shkup- Sofje, propozime për festime të përbashkëta

Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Shkup- Sofje, propozime për festime të përbashkëta

Përkujtimi i përbashkët i Mbretit Samoil, Goce Dellçevit, Kryengritjes së Ilindenit janë mes ngjarjeve dhe personave për të cilat do të debatojë në takimin e katërt Komisioni i përzier i ekspertëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore i formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mire.

Drejtori i Institutit të historisë kombëtare, profesor Dragi Gjeorgjiev deklaroi se në takimin që po zhvillohet në Shkup do të vazhdohet me punën në temat nga takimi i mbajtur paraprakisht në Sofje, para se gjithash, për mbretin Samoil, si dhe vërejtjet në tekstet shkollore të historisë nga klasa e V dhe VI, të cilat tashmë janë bërë dhe janë këmbyer mes të dy palëve me qëllim që të tejkalohen interpretimet problematike.

“Materiali që është lëndë e punës së Komisionit e përfshin periudhën e parahistorisë, për antikën dhe për shekullin e mesëm, në të cilat interpretimet e ndryshime në praktikë fillojnë në shekullin e mesëm, ndërsa vëllezërit Kirili dhe Metodi dhe shteti i Samoilit janë dy elementet ku ka mospajtimet më të mëdha nëpër libra.”, theksoi Gjeorgjiev.

Takimet e para të komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni Veriore -Bullgari janë mbajtur Sofje, ndërsa kësaj radhe nikoqir është Shkupi. Ky proces po zhvillohet pas marrëveshjes midis dy vendeve për fqinjësi të mirë dhe tejkalimin e kontesteve të hapura të firmosur vitin e kaluar midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. /IBNA