Stoltenberg-Zaev: anëtarësimi në NATO i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë rajonin

Stoltenberg-Zaev: anëtarësimi në NATO i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë rajonin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg  pas mbledhjes që pati me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe anëtarët e kabinetit qeveritar dolën së bashku një konferencë për shtyp. Stoltenberg e quajti këtë vizitë si një vizitë historike e NATO-s në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se vendi është gati të bëhet pjesë e NATO-s.
Sipas tij, anëtarësimi i vendit në NATO është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, po ashtu është i rëndësishëm edhe për të gjithë Aleancën duke siguruar vendin e 30-të në NATO.
Këtë muaj ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska do të vijë në Bruksel në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së Aleancës Veri-Atlantike si pjesë integruese e NATO-s dhe kur të gjithë vendet e Aleancës të kenë nënshkruar Protokollin e anëtarësimit për në NATO, Maqedonia e Veriut  do të bëhet vendin i 30- të i NATO-s. NATO dhe Maqedonia prej sot do të punojnë së bashku duke filluar nga angazhimi në misionin në Afganistan dhe në Kosovë.”, tha Stoltenberg.
Kryeministri Zaev tha se Samitin e NATO-s që do të mbahet në dhjetor në Londër e sheh si mundësi për të rrumbullakuar anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
“Maqedonia Veriore mbetet e përkushtuar në promovimin e dialogut dhe fqinjësisë së mire me të gjithë fqinjët”, deklaroi Zoran Zaev. Shefi i NATO-s i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Veriatlanik sot i japin fundi vizitëd dyditpre në Shkup./IBNA