Stoltenberg në Shkup: Me padurim ju presim në NATO

Stoltenberg në Shkup: Me padurim ju presim në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron për vizitë dyditëshe në Shkup, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO, respektivisht nga Këshilli Veriatlanik.

Stoltenberg përgëzoi vendin për sukseset e arritura në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se  NATO e mirëpret  anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat e saj. 

Ai këto komente i bëri pas pritjes së organizuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë.

“Së shpejti, kur të përfundojë procesi i aderimit tuaj, me padurim do ta mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë në Aleancën tonë, ta shoh flamurin tuaj fluturuar në selinë tonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona në të gjithë botën”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, i cili pritet të takohet me kryeministrin Zaev, ndërsa do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Këshillit Veriatlantik me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO./IBNA