Stoltenberg: Bombardimet kundër regjimit të Milosheviqit ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Stoltenberg: Bombardimet kundër regjimit të Milosheviqit  ishin të ligjshme dhe të nevojshme
Sot janë bërë 20 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Milosheviqit.
Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.
Sipas Stoltenberg, edhe historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sepse siç u shpreh ai, ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në atdhe.
Stoltenberg po ashtu ka thënë se në atë kohë, ishte KFOR-i i cili ndihmoi për krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera që jetonin në Kosovë.
“Unë e di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende të sëmurë nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi dhe ne kemi shumë keqardhje për këtë”, është shprehur Stoltenberg në një intervistë dhënë për “Politika”-n.
Stoltenberg edhe një herë ka ripërsëritur atë që kishte thënë në Beograd në tetor të vitit të tij, që fushata bombarduese kundër Serbisë nuk ishte asnjë herë e drejtuar kundër popullit serb, pasi që sipas tij, NATO-ja, kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të Milosheviqit.
“Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi./Ibna/