Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve” theksoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”, tha Elezi në një konferencë për media.

Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Ibna/