Shumica e të rinjve duan ta braktisin vendin

Shumica e të rinjve  duan ta braktisin vendin

Dita ditës po shtohet numri i qytetarëve, sidomos të rinjve për të braktisur vendin për shkak të jetës së rëndë dhe mungesës së perspektivës. Kjo bëhet e ditur përmes një sondazhi të zhvilluar nga portali i njohur “Fakulteti.mk” në Shkup. Sipas sondazhit të rinjtë janë të pakënaqur dhe të dëshpëruar me jetën dhe kushtet që ofron vendi i tyre i lindjes.

Mbi 83 për qind janë deklaruar se do të braktisin vendin, nëse do tu jepej një shans i vogël. Derisa vetëm 8,3 për qind janë në dilema, derisa 7.9 për qind kanë theksuar se do të nuk do ta braktisin vendin.  Natasa I është studente që thotë se është përfshirë në këtë sondazh ku ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me zhvillimet në vend dhe mungesën e perspektivës. “Nuk ka kushte, rroga të ulta, standard i lartë, punësime partiake dhe nepotizëm. Kjo është pasqyra e këtij vendi. Nuk dihet se kur do të bëhet, por neve po na ikin vitet dhe çdo ditë shoqëria jonë po largohet”, thotë ajo. 

Anketa është realizuar me mbi 1400 të anketuar, kryesisht lexues të këtij portali, që janë studentë./IBNA