Shtatë ambasada të Maqedonisë së Veriut nën hetim për keqpërdorim fondesh

Shtatë ambasada të Maqedonisë së Veriut nën hetim për keqpërdorim fondesh

Shtatë ambasada nuk e kanë kthyer tepricën e parave që u ka ngelur në llogaritë pa u shfrytëzuar deri në fund të vitit 2017. Revizioni shtetëror po zhvillon hetime duke nënvizuar se këto përfaqësi diplomatike kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Buxhet i cili parasheh që paratë e pashfrytëzuara deri në fund të vitit kalendarik t’i kthejnë në buxhetin e shtetit. Bëhet fjalë për ambasadat në Kiev, Prishtinë, Romë, Vatikan, Nju Jork, Bernë dhe Tokio. Revizorët pas analizës së llogarive të ambasadave kanë konstatuar se në fund të vitit në buxhetin e shtetit nuk janë kthyer mbi 200 mijë euro. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të MPJ-së ishte ish ministri Nikola Popovski, por edhe ministri i tanishëm, Nikola Dinitrov./IBNA