Shkupi pret lajme të mira nga Luksemburgu

Shkupi pret lajme të mira nga Luksemburgu
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së sot pritet të vendosin nëse dhe kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç kishte rekomanduar Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e progresit.
Njohësit e zhvillimeve politike presin lajme pozitive për vendin.
Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane në Shkup pret vendim për fillimin e negociatave në muajin tetorit.
“Presim lajme të mira dhe vonesa për 2-3 muaj nuk duhet të na dekurajojë, sepse do të vijojnë edhe shumë vendime të rënda gjatë negociatave. Nëse e kalojmë këtë pengesë të parë nuk do të thotë që kemi ardhur në fund të punës”, u shpreh Simonda Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.
Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane nga Serbia tha se fokusi i vendit duhet të jetë në reformat të cilat e përshpejtojnë këtë proces të integrimit.
“Njëra prej gjërave më të rëndësishme është që të përforcohet kapaciteti i administratës për negociatat, angazhimi i njerëzve që e dinë punën e tyre, theksi duhet të vendoset në kapitujt më të rëndësishme sipas BE-së, kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, për shkak se kjo është diçka që do të ndikojë në shpejtësinë dhe vullnetin e BE-së për zgjerimin e mëtutjeshëm”, tha Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi. Këto komente u bënë në Shkup në një konferencë të organizuar të shoqërisë civile. Edhe kreu shtetëror në Shkup është optimist për një vendim pozitiv nga Luskemburgu. /IBNA