Shkupi pret datë për negociata, Zaev paralajmëron pasojat nga shtyrja

Shkupi pret datë për negociata, Zaev paralajmëron pasojat nga shtyrja

“Maqedonia e Veriut pret që këshilli ministror i BE-së të jap datën për fillimin e negociatave, me ose pa Shqipërinë, ndërsa çfarë do shtyrje e këtij vendimi do të sjell jostabilitet politik”, porositi Zoran Zaev pas vizitës dyditore në Bruksel.

Sipas tij, nëse nuk ka datë, ekziston rreziku të bie Qeveria,  dhe se shtyerja eventuale e vendimit rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.

Mediat në Shkup duke u thirrur në burime qeveritare raportojnë se midis opsioneve që po shqyrtohen, është edhe shtyrja e mundshme e vendimit për dy vendet në muajin tetor. 

Gazeta austriake “Die Presse” ka shkruar se vendet anëtare të BE-së nuk do të lejojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kësaj i prijnë fuqishëm Holanda dhe Franca.

Opozita ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë, mirëpo një delegacion i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE javën e kaluar u takua me eurokomisarin për zgjerim Johanes Hahn, ku megjithatë ka kërkuar që vendit ti jepet data për fillimin e bisedimeve.

Edhe analistët politik në Shkup vlerësojnë se vendi meriton hapjen e negociatave pas shumë kompromiseve të bëra, ndërsa çdo vendim i kundërt do të jetë zhgënjyes dhe jokorrekt. /IBNA