Shkon në 14 numri i viktimave, Maqedonia e Veriut shpall dy ditë zie

Shkon në 14 numri i viktimave, Maqedonia e Veriut shpall dy ditë zie

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka shpallur dy ditë ditë zie për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë, ku humbën jetën 14 veta kur një autobus me udhëtarë humbi drejtimin duke rënë në humnerë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17.00 kur autobusi me targa të Gostivarit me rreth 50 udhëtarë ka humbur drejtimin, duke kaluar në korsinë e kundërt të autostradës dhe duke përfunduar në humnerë në një fshat 7 kilometra nga Shkupi.

accident's map

Qeveria mbrëmë zhvilloi seancë të jashtëzakonshme lidhur me aksidentin e rëndë.

“Është një natë traumatike, plotë dhimbje. Vendi jonë është në ditë zie. Nuk kam fjalë që mund tia përcjellë familjarëve të atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se mbi 30 veta janë në trajtim mjekësor në klinikat e Shkupit dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prokuroria deri tani nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, duke njoftuar se sot do të vazhdojë me hetimet. Banorët e fshatit Laskarce thonë se janë të trishtuar nga ngjarja e rëndë.

Bus

“Kemi dëgjuar një zhurmë të madhe dhe menjëherë jemi informuar se ka ndodhur aksidenti i rëndë. Jemi mobilizuar dhe kemi arritur që të nxjerrim disa nga të plagosurit, por ishte vështirë sepse autobusi ishte përmbysur. Ishim të trishtuar se autobusi mund të shpërthente dhe se disa të plagosur nuk mund të nxirreshin pa ndërhyrjen e zjarrfikësve”, theksoi për IBNA, banori i fshatit Irfan A. Në autobus po udhëtonin kryesisht nëpunës shtetëror nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës që punonin në Shkup. Lidhur me këtë tragjedi, komuna e Gostivarit ka shpallur tre ditë zie. /IBNA