SHBA shtojnë angazhimin për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë

SHBA shtojnë angazhimin për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si asnjëherë më parë duken të angazhuara në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Për një kohë të shkurtër presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dërguar dy letra në adresë të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, ndërsa gjatë vikendit një letër i ka dërguar edhe Ish-zëvëndëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Përmes kësaj letre, zyrtari i lartë amerikan, shpreh përkrahjen e tij për një zgjidhje të dakordësuar me Serbinë që do të çojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E vlerësoj lart mundësinë që kisha që të kaloj kohë me ju në Konferencën e Sigurisë në Munih fundjavën e kaluar.Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm prej që ka fituar pavarësinë e saj, në një masë të madhe falë lidershipit dhe kontributeve tuaja. Sidoqoftë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen – një pikëpamje që unë e di që ju e ndani.

Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë.

Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur”, theksohet në letër.

Përpos këtyre mesazheve, edhe përfaqësuesit e SHBA-ve në Prishtinë dhe Beograd kanë shkruan një editorial të përbashkët, përmes të cilit kërkojnë që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje paqësore gjatë vitit 2011.

Aktualisht, dialogu për normalizimin e raporteve mes dy vendeve është ndërprerë për shkak të tarifave që ka vendosur kryeministri Ramush Haradinaj ndaj produkteve serbe.

SHBA dhe BE kanë bërë thirrje që të pezullohen vendimi për këto barriera tregtare dhe ti hapet rruga dialogut për marrëveshjen finale. /Ibna/