Serwer: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë rrezikon Ballkanin dhe Evropën

Serwer: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë rrezikon Ballkanin dhe Evropën
Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve rrezikon sigurinë e gjithë rajonit madje edhe të Evropës.
“Shkëmbimi i njerëzve dhe territoreve në baza etnike jo vetëm që do të demonstron që as Prishtina e as Beogradi nuk janë në gjendje të trajtojnë të gjithë qytetarët e tyre në mënyrë korrekte. Një ide e tillë do të destabilizonte Bosnjën, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën”,  deklaroi Serëer në një konferencë dedikuar sigurisë, të organizuar në Prishtinë.
I vetmi person i cili do të duartrokiste një gjë të tillë, Serwer thotë se është presidenti i Rusisë.
“Vetëm presidenti Putin mund ta mirëpriste një veprim të tillë”, ka potencuar Serwer.
Ai thotë se një ide e tillë është e rrezikshme, dhe nuk do të guxonte askush të merrte mbi supe atë rrezik as presidenti i Kosovës,  Hashim Thaci e as homologu i tij serb, Aleksandar Vucic.
“Shkëmbimi i territoreve mund të vë në dyshim edhe të ardhmen e serbëve në jug të Lumit Ibër, dhe shqiptarëve në jug të Serbisë. Askush nuk do të merrte një rrezik të tillë.”, ka thënë ndër të tjera Serwer./Ibna/