Serbia pamundëson anëtarësimin e Kosovës në IOTA

Serbia pamundëson anëtarësimin e Kosovës në IOTA

Serbia edhe më tutje vazhdon propagandën e saj kundër Kosovës.Kështu përmes propagandës së saj ka pamundësuar anëtarësimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA).

Këtë e ka bërë të ditur ministri serb i Financave, Sinisha Malli, duke e quajtur lajm të mirë për Serbinë.

“Ky është një lajm i mirë për Serbinë dhe një konfirmim tjetër se ne kemi arritur të konfirmojmë ilegalitetin e të ashtuquajturave institucione të Kosovës në këtë mënyrë, domethënë ne kemi dëshmuar se asgjë nuk mund të arrihet me forcë dhe pa marrëveshje me Beogradin zyrtar”, deklaroi, Malli.

Sipas tij, politika e përhershme e Serbisë po gjen një kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, por gjithashtu që e drejta ndërkombëtare është e nevojshme.

Sipas Kartës aktuale të IOTA-s, anëtarët e kësaj organizate mund të jenë vetëm vende të njohura nga Kombet e Bashkuara”, tha ministri, duke shtuar se në të ardhmen, Serbia do të luftojë të gjitha forcat për të ruajtur legjitimitetin institucional të organeve të saj shtetërore.

Asambleja e Përgjithshme e IOTA-s u mbajt nga 1 deri më 5 korrik të këtij viti në Bruksel dhe përmes votave të fshehta, Kosova nuk mundi të anëtarësohej në këtë organizatë.

IOTA është një organizatë që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare në përmirësimin e administratave tatimore./Ibna/