Serbia ndalon në kufi gazetarë e artistë nga Kosova, reagon Pacolli

Serbia ndalon në kufi gazetarë e artistë nga Kosova, reagon Pacolli
 Autoritet serbe kanë ndaluar gazetarë e artistë nga Kosova të cilët po Ata po planifikonin të merrnin pjesë në festivalin që mbahet çdo vit në Serbi, “Mirëdita, Dobar Dan”.
Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë synohet të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndaj ndalimit të artistëve kosovar  ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Dënoj ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”, aktivitet ky që kërkon pajtimin mes dy vendeve. Është i njëjti mentalitet dhe sjellje e policisë serbe si në vitet e 90-ta”, deklaroi sot Pacolli.
Kujtojmë, se edhe vitin e kaluar artistë nga Kosova ishin ndaluar në kufi, dhe nuk ishin lënë të marrin pjesë në të njëjtin festival./Ibna/