Serbia fillon fushatë të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës

Serbia fillon fushatë të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës
Serbia ka filluar një fushatë edhe më të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic ka porositur ambasadorët serb në vende të ndryshme në Evropë dhe rajon që të lobojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare.
Diplomati serb i ka përsëritur  prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë dhe urdhëruar angazhimin e shtuar të ambasadorëve në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë.
Në bisedime ndaras me ambasadorët serbë, ai ka kërkuar që ambasadorët serb ti mbrojnë interesat kombëtare të Serbisë dhe të lobojnë kundër Kosovës.
Ambasadori serb në Portugali Olivec Antiq, Nebojsha Rodiq në Shqipëri, Miroljub Zariq në Nigeri, Gjuro Likar në Nigeri dhe ambasadori i Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandër Gjuroviq thanë të mërkurën se do t’i ndjekin këshillat e Dacicit.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic tash e një kohë të gjatë bënë hapur fushatë të ashpër kundër shtetit dhe shtetësisë së Kosovës.
Diplomacia serbe ishte fajtorë pse Kosova vitin e kaluar dështoi të anëtarësohej në INTERPOL.
Kjo situatë çoi deri në vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.
Që nga kjo periudhë kohore është ndërprerë edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Një rifillim i tyre ishte paralajmëruar në shtator me nismë e  presidentit të Francës Emmanuel Macron, por ky proces duket se ka dështuar, sidomos pa dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Partitë politike këtyre ditëve pritet të fillojnë konsultimet me presidentin e Kosovës Hashim Thaci për caktimin e datës së zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.
Deri atëherë do të kemi një status quo në procesin e negociatave dhe gjithashtu egzistojnë gjasat që taksa ndaj produkteve serbe të mbetet në fuqi./Ibna/